Një atmosferë elektrizuese u krijua mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku protagonistë ishin grupimi Tifozët Kuq e Zi, të cilët festuan 20-vjetorin e themelimit me një organizim të mrekullueshëm.
Bashkëshoqëruesit më besnikë të kombëtares shqiptare në dy dekadat e fundit, në mbrëmjen e tyre jubilare organizuan një koncert festiv, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë suksesin e grupimit të tyre.
Përvjetori përkoi edhe me kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024 dhe për këtë arsye festa pati përmasa edhe më të mëdha. Këngëtarë të shquar i dhanë më tepër emocione festës në sheshin “Skënderbej”, duke e bërë këtë natë mbreslënëse.
Rrugëtimi i TKZ, do të vijojnë të jenë në mbështetje të pandërprerë të Shqipërisë dhe në stacionin e radhës të Euro 2024 pritet një tjetër uragan kuqezi.
PANORAMASPORT.AL