Grupi “SIGAL UNIQA” zhvilloi në ambientet e Hotel “Valbona” analizën vjetore 2023 dhe planin e punës për vitin 2024.
Nën drejtimin e CEO-s z.Avni Ponari dhe pjesëmarrjen e drejtuesve të kompanisë dhe departamenteve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u analizua viti që po lemë pas, më i suksesshmi që prej vitit të themelimit, 1999.
“Të parët në prime, në pagimin e dëmeve dhe digjitalizim”, tha ndër të tjera z.Ponari, i cili teksa u ndal te viti 2024, që përkon edhe me 25-vjetorin e SIGAL UNIQA Group Austria, tha ndër të tjera se, fokusi do të jetë në shitjen online të çdo produkti sigurimi, zhvillimin e aplikacionit për pagesën e dëmeve, gjë do të lehtësojë punën e stafit dhe do të jetë më pranë klientëve duke shmangur shumë burokracira.
Grupi “SIGAL UNIQA” është i vendosur që, ashtu si gjatë vitit 2023, ashtu edhe gjatë vitit të ardhshëm të mbetet emri më i madh dhe më i besuar i sigurimeve, me më shumë novacion, me një portofol produktesh të digjitalizura dhe gjithmonë pranë mbi 1.2 milion klientëve.
Sepse SIGAL UNIQA do të thotë “jetojmë më mirë së bashku”