BallinaAktualitetSot vendoset për “fatin” e Sali Berishës, zbulohet ku do të jetë...

Sot vendoset për “fatin” e Sali Berishës, zbulohet ku do të jetë ish-kryeministri ndërkohë që zhvillohet seanca

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot në orën 10:00 për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë; nga detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë vendit në arrest shtëpie.

Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Po ku do të jetë Sali Berisha ndërkohë që do zhvillohet seanca?

Zyra e shtypit të Sali Berishës ka njoftuar se në orën 10:00 kur do të zhvillohet seanca, ai do të jetë në një bashkëbisedim me  të rinjtë e FRPD.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

Togat e zeza do të shqyrtojnë mbi bazë dokumentesh se kush ka të drejtë të mbajë logon e vulës grupi i Bashës, ose grupi i drejtuar nga Sali Berisha. Po ashtu, Berisha ka paralajmëruar një protestë të martën para Gjykatës së Lartë pikërisht për këtë çështje. Të dyja grupimet pretendojnë se ka të drejtë për të drejtuar opozitën shqiptare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular