NGA ARDIT GJINALI
Franca është një aktor i rëndësishëm botëror dhe një ndër dy aktorët kryesorë të Bashkimit Europian bashkë me Gjermaninë, vëmendja politike e së cilës, nuk mund të jetë e mënjanuar ndaj secilit Rajon, përfshirë dhe të tillin të rëndësishëm të Indo-Paqësorit.
Pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, Franca mund të konsiderohet aktori politik brenda Bashkimit Europian që shënon vëmendjen Europiane ndaj Rajonit të Indo-Paqësorit, përkatësisht në nivelin e marrëdhënieve dy palëshe, apo dhe në qëndrimet politike ndaj organizimeve të ndryshme politike të vendeve si në shembullin e aleancës “AUKUS” ku reagimi kundërshtues Francez dëshmoi dhe shkallën e lartë të interesit politik të vendit ndaj Rajonit në pikëpamjen e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Franca po përpiqet që të konsolidojë marrëdhëniet dypalëshe me secilin prej vendeve të Rajonit dhe marrëdhënia me Japoninë mbetet thelbësore në këtë rajon. Zhvillimet e vitit 2022, përkatësisht me sulmin Rus mbi Ukrainë sollën në vëmendjen e shteteve të ndryshme nevojën politike për dimensionim marrëdhëniesh dhe në këtë frymë u zhvillua biseda telefonike mes Presidentit Francez MACRON dhe Kryeministrit Japonez KISHIDA ku të dy liderët u angazhuan ndërsjelltas për bashkëpunim politik të konsoliduar mbi përgjigjen ndaj agresionit Rus dhe përpjekjes së vazhdueshme për jetësimin e vizionit të një Indo-Paqësori të “ lirë dhe të hapur”.
Gushti 2023 shënoi stërvitjen e përbashkët ajrore e quajtur “Pegase 2023” mes Francës dhe Japonisë, ku secili prej vendeve thekson që stërvitja mbahet në kuadër të një vizioni të përbashkët për një Rajon Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Në koherencë me mesazhin për një “Indo-Paqësor të hapur dhe të lirë”, Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore Franceze Stephane MILLE do të theksonte si vijon:” Është e natyrshme që Franca, një vend që ka territore në Indo-Paqësor, është veçanërisht e shqetësuar nga tensionet gjeopolitike që ndjehen në rajon si rezultat i konkurrencës midis fuqive të mëdha”.
Stërvitja e përbashkët është dëshmi dhe shprehje e vullnetit që marrëdhënia dypalëshe në kontekstin gjeopolitik me Japoninë mbetet e pacënuar varësisht refuzimit Francez mbi ngritjen e një zyre të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Japoni, propozim i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO Stoltenberg në Samitin e Vilniusit në vitin 2023.
Përtej marrëdhënies me Japoninë, e njëjta me Australinë shënon një marrëdhënie politike të vazhdueshme e shenjuar nga mosmarrëveshje , të tilla të rikuperuara si shkak i një vizioni politik të njëjtë. Një marrëdhënie e cënuar për shkak të themelimit të aleancës “AUKUS” mes SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Australisë, ku reagimi politik i Francës ishte i fuqishëm, por një raport i ridimensionuar pas ndryshimit politik të qeverisjes pas zgjedhjeve Parlamentare të Maj 2022 nga Konservatorët e MORRISON tek Laburistët e Kryeministrit aktual ALBANESE.
Vullneti politik i Kryeministrit ALBANESE u shfaq në vizitën zyrtare të të njëjtit në Paris më Korrik 2022 dhe u pasua nga dy marrëveshje të rëndësishme mes dy vendeve përkatësisht më Janar dhe Dhjetor 2023.
Janar 2023, Franca dhe Australia nënshkruan në Paris marrëveshjen dypalëshe në nivel ministrash të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes mbi prodhimin dhe dërgimin e përbashkët të predhave artilerie të kalibrit 155 milimetra me qëllim dërgimin në mbështetje logjistike ushtarake ndaj Ukrainës. Mesazhi i deklaratës së përbashkët është si vijon; “Ministrat njoftuan synimin e tyre për të ofruar mbështetje për Ukrainën, duke përfshirë furnizimin e përbashkët të municioneve prej 155 milimetrash. Nisma shfrytëzon komplementaritetin e industrive përkatëse të mbrojtjes dhe plotëson nevojën urgjente të Ukrainës për municion prej 155 milimetrash”.
Dhjetor 2023 shënon një marrëveshje të rëndësishme dypalëshe që rikthen frymën politike konstruktive të marrëdhënieve të mëparshme përkatësisht me nënshkrimin mes Ministres së Jashtme së Francës Catherine COLONNA dhe Ministres së Jashtme së Australisë Penny WONG. Thelbi i marrëveshjes është lejimi i aksesit të ndërsjelltë në bazat ushtarake dhe programet trajnuese të karakterit ushtarak përfshirë dhe lejimin e përfshirjes së forcave Australiane në bazat ushtarake Franceze në Paqësor.
Zelanda e Re është një aktor politik me angazhim të moderuar në nivelin e politikës së Jashtme ku nocioni i një “pavarësie në politikën e Jashtme” mbetet në koherencë me qasjen e moderuar të Francës mbi angazhimin tërësor në Paqësor të NATO. Marrëdhëniet kanë shënuar një nivel të lartë zhvillimi gjatë qeverisjes së shkuar Laburiste përkatësisht nën udhëheqjen e ish-Kryeministres ANDERS, e njëjta vijoi qasjen e “ pavarësisë në politikën e Jashtme” veçanërisht në angazhimin ndaj “AUKUS” ku vendi mbajti një qëndrim të barazlarguar. Ndryshimi politik ,si pasojë e rezultatit zgjedhor të Nëntor 2023 ku në pushtet erdhën konservatorët , do të drejtojë drejtë dilemave politike mbi vijimin e nocionit të “pavarësisë në politikën e Jashtme” apo një drejtimi të ri pro-aktiv dhe thellësisht angazhues ndaj aleancave si “AUKUS” apo “QUAD”.
Përtej vendimeve politike mbi drejtimin e politikës së Jashtme, mbetet thelbësore një rritje e bashkëpunimit politik mes Francës dhe Zelandës së Re, i tillë dypalësh i ngjashëm me Australinë apo dhe në përballimin e përbashkët të sfidave kibernetike ku Zelanda e Re ka qenë thellësisht e ekspozuar nga sulmet Kineze dhe Ruse, raporte të publikuara të shërbimit të Inteligjencës së vendit. Takimi i 2019 i nivelit të lartë mes Presidentit Francez MAKRON dhe Kryeministres së kohës së Zelandës së Re, ANDERS nuk mund të jetë i fundit në kohë, por mund dhe duhet të pasohet nga të tjerë në përballimin e sfidave në një përgjigje të përbashkët.
Indonezia nuk mund të konsiderohet asfare një aktor periferik, e njëjta është pjesë e G-20 dhe bashkëpunimi me Francën ka spikatur në vitin 2021 pas qëndrimit Francez ndaj aleancës “AUKUS” dhe tensionimit të marrëdhënies me Australinë. Vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm Francez të kohës Jean -Yves LE DRIAN në Xhakarta, Indonezi ishte në kuadër të një angazhimi të vazhdueshëm të Francës në Rajonin e Indo-Paqësorit dhe në ridimensionimin e marrëdhënieve me shtetet e ndryshme.
India është një aktor botëror i nivelit të rëndësishëm ku bashkëpunimi me Francën mbetet thelbësor në një angazhim të përbashkët në Indo-Paqësor . Kryeministri i Indisë, MODI zhvilloi një vizitë zyrtare në Paris, më Korrik 2023 ku u takua me Presidentin Francez MAKRON dhe nënshkruan marrëveshje dypalëshe në sigurinë detare, energjinë e rinovueshme, aviacionin civil luftën ndaj ndotjes karbonike dhe në ndërtimin e reaktorëve të vegjël modular në fushën bërthamore civile. Angazhimi i Francës në marrëdhënien dypalëshe shfaqet në financimin prej 100 milion Euro të Francës për zhvillimin e projektit “të qyteteve të qëndrueshme” dhe në dhënien e vizave 5 vjeçare për të gjithë të rinjtë Indianë që kanë studiuar më parë në universitetet Indiane.
Në të njëjtën kohë, angazhimi i përbashkët do të materializohet në përcaktimin e një udhërrëfyesi të përbashkët në marrëdhëniet strategjike Francë-Indi ku dy vendet janë të angazhuara në organizatat rajonale Indo -Oqeanike të quajtur IORA ku përfshihen 22 shtete nga kontinente të ndryshme apo mbajtja e Presidencës së IOC ( Komisioni Oqeanik Indian) nga Franca në periudhën 2021-2022.
Angazhimi i Francës, si aktor botëror individual është i rëndësishëm në kontributin e mbrojtjes së sigurisë ndërkombëtare, fuqizimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e efektivitetit të organizatave rajonale në Indo- Paqësor, inkurajimi i mendësisë politike të multilateralismit në Rajon, respektimi i ligjit të Deteve, investime infrastrukturore, mbështetje ndaj kompanive Franceze në Indo-Paqësor, sfidat e ndryshimeve klimatike, dhe konsolidimin e partneritetit mbi sfidat në inovacion, gjithashtu.
Kontributi dhe angazhimi i Francës në Indo-Paqësor nuk mund të gjykohet i ndarë nga angazhimi i Bashkimit Europian varësisht interesit politik kombëtar të së njëjtës në arenën ndërkombëtare.
Zëri politik i Bashkimit Europian duhet të jetë i konsoliduar përmes rritjes tërësore të angazhimit të Unionit në Rajonit përmes fuqizimit të instrumentave që do të mundësonin jetësimin e suksesshëm të strategjisë së BE mbi Indo-Paqësorin që parashikonte fonde në shifrat e 300 miliardë euro apo inkurajimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me vende të rajonit për mundësi pranie në tregjet Europiane. Miratimi dhe ratifikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Zelandës së Re dhe Bashkimit Europian është një ngjarje e rëndësishme që dëshmon jo vetëm hapësirën e bashkëpunimit me vendin, por gjithashtu dhe thellimin e marrëdhënies ekonomike politike dhe me rajonin në tërësi duke inkurajuar shumë-dimensionalitetin e marrëdhënieve dhe ndikimeve politike në Rajon, si parakusht i frenimit të ambicieve të pritshme jo proporcionale të Pekinit zyrtar.
Prania politike e Francës në rajonin e Indo-Paqësorit mund të jetë parathënie për një përgjigje të përbashkët Europiane ndaj sfidave të ndryshme në Rajon ku ekspertiza Franceze do të ishte thelbësore në një shkallëzim të veprimit diplomatik Europian, si një tregues pranie në koherencë me SHBA-Britani për të rritur fuqinë politike tërësore të aleancës Perëndimore përtej dallimeve që secila prej Fuqive politike shtetërore mund të kenë ndërsjelltas;- nevoja për një përgjigje të përbashkët politike të Aleancës Euro-Atlantike në mbështetje të aleatëve në Indo-Paqësor mbetet thelbësore në koherencë me zhvillimet e reja gjeopolitike që kanë zanafillën në kontinentin Europian përkatësisht në sulmin Rus ndaj Ukrainës, por që përcjellin implikime thelbësore në hapësira të tjera gjeografiko-politike përfshirë Indo-Paqësorin, gjithashtu.
Viti politik 2024 është një vit i sfidave të mëdha politike, i njëjti duhet të jetë viti politik i kurorëzimit të një kohezioni të ri të aleancës perëndimore përtej boshtit Euro-Atlantik si garancia thelbësore e