Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e shefi të policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.
Mësohet se Kadiu, i cili më herët ka mbajtur të njëjtin post në burgun e Peqinit, ku ndodhi vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest me burg” për një të dënuar në burgun e Drenovës, i cili dyshohet për “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP”.
Njoftimi zyrtare:
Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023 , regjistruar në Prokurorinë Elbasan , për veprën penale , futje sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve , nenet 324/a dhe 283 K.Penal , nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, ne zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorise se Juridiksionit te Pergjithshem prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan shkrese nr. 1485 dhe 1486 date 26.12.2023, ekzekutoj masat e sigurimit personal:
Ndaj personit nen hetim M.K me detyre ish shef i policise ne IEVP Peqin aktualisht shef i policise ne IEVP Korce masen e sigurimit personal arrest shtepie i dyshuar per kryerjen e vepres penale “shperdorim detyr
Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan denimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i vepres penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masen e sigurimit personal “arrest me burg”.