Është ndarë nga jeta aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në Parasite, filmin fitues të çmimit Oscar. Sipas mediave të huaja, 48-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën.
Ka dyshime se Lee është vetëvrarë, por policia deklaroi se aktori ishte larguar nga shtëpia pasi kishte shkruar një shënim.
Ai ishte nën hetim për përdorim droge që nga tetori. Gazeta Yonhap raporton se Lee Sun-kyun dyshohet se merrte drogën nga një punonjëse në një bar në Seul.
Por testet e drogës kanë rezultuar negative, thuhet në raport. Lee ishte marrë herën e fundit në pyetje nga policia më 23 dhjetor dhe u mbajt për 19 orë përpara se të lirohej të nesërmen.