SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike, mes të cilave farmacia “Ditë Natë” dhe “Delta Farma”.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa mësohet se hetimi po udhëhiqet nga prokurorja Elida Kaçkini.
Mësohet se ky kontroll vjen pasi për “Delta Farma” është regjistruar një çështje e re penale, ku po hetohet edhe roli i ish-ministrit Ilir Beqaj.