Qeveria ka vendosur me anë të një VKM-je, t’u japë punonjësve të burgjeve nga një pagë shpërblim për festat e fundvitit.
Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria ka bërë VKM për shpërblimin me një pagë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, përfshirë dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Burgje, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Gjithashtu edhe administrata e skuadrës kombëtare që punon për negociatat e Shqipërisë në BE, ka marrë shpërblime këtë fundvit.