Nga Agron Duka
Nuk ka pamje më të trishtë sesa kur shikon tokën e pambjellë. Është e papranueshme që toka si këto në palcë të zonës fushore të Shqipërisë, Rrogozhinë-Lushnje të jenë të papunuara prej vitesh, duke u mbuluar nga shkurret.
Bujqësia jonë ka modele suksesi shumë të mira. Por mirë do ishte, që krahas promovimit të tyre nga ana e zyrtarëve, të kthehej koka edhe tek braktisja e tokës. Nuk janë të pakta tokat e braktisura, pasi familjet ose janë larguar nga vendi, ose nuk kanë interes ekonomik ti kultivojnë.
Të dhënat e fundit e INSTAT tregojnë një rënie të sektorit të bujqësisë(veçanërisht blegtorisë) në dy vitet e fundit. Për vitin 2024 buxheti për bujqësinë eshtë ulur në krahasim me 2023, ndërsa fondet e BE-së janë ndërprerë për shkak të keqmenaxhimit(shpërdorimit).
Bujqësia është ende punëdhënësi më i rëndësishëm në vend dhe kontribuesi më i madh në GDP.
Ideja, që fshatari të detyrohet ta punojë tokën përmes taksave që do ti vihen për tokën që posedon, nuk do të sjellë rezultat. Ai thjeshtë do të zhytet në borxhe tek shteti. Qeveria duhet ta bëjë atë të interesuar ekonomikisht ta mbjellë tokën.
Sado rrugë e pallate të bëjmë, bukën dhe ushqimin e sigurojmë nga toka!
4242