BallinaPolitikeBerisha në arrest shtëpie, avokatët e ish-kryeministrit ankimojnë masën

Berisha në arrest shtëpie, avokatët e ish-kryeministrit ankimojnë masën

spot_img
spot_img

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ankimuar masën e sigurisë ;arrest’ shtëpie’ brenda afatit 5-ditor. 

Sakaq mësohet se vendimi i arsyetuar ende nuk është zbardhur. Kujtojmë se tre ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular