BallinaKryesore"Brenga e prokurorit" një roman që godet fort dhe trazon qelbin që...

“Brenga e prokurorit” një roman që godet fort dhe trazon qelbin që ka pushtuar nga fyti një shoqëri të tërë

Nga Thanas Medi
Këtë roman e lexova gjysmë në tokë e gjysmë në qiell, tek fluturoja për në Hamburg, për festat e fundvitit. Atmosferës gazmore, kështu, iu shtua dhe trishtimi i një libri. Apo “Brenga e prokurorit”, që s’është tjetër, veçse “brenga” e autorit dhe ajo e gjithë shqiptarëve të ndershëm që përpiqen të mbijetojnë në një realitet të vrazhdë. Të shpëtojnë vlera njerëzore, kur koha nuk punon sa duhet për ato. Lexova romanin e parë të Ahmet Prençit, “Anja”, dhe më ngeli përshtypja se ky autor shkruan me shpirt, është i prirur të bëjë përshkrime shteruese dhe, sesa të rrëfejë histori, jepet më tepër pas skalitjes së personazhit. Historia vjen si ndërthurje proporcionale e ngjarjes, me zbulimin gradual të një personaliteti a natyre të caktuar njerëzore. Gjithmonë brenda një hapësire e kohe domethënëse, në kuadrin e një mesazhi të veçantë, me vlerë mbarë njerëzore, përcjellë me takt të admirueshëm, pa britma, më tepër me heshtjen që flet. Që zbulon plagë e bëhet zë i atyre që nuk kanë zë. Në një realitet pa plagë, pa brenga, në mos të zhdukej krejt, do ekzistonte një letërsi e vakët, e qulltë, e kadifenjtë; por kur ky vuan nga kalbëzimi, atëherë letërsia është në ditët e saj më të mira. Dhe shkrimtari është në pozicionin e privilegjuar për të goditur fort… Kjo ndjesi përmbyllëse më ngeli nga “Brenga e prokurorit” që, padyshim, është një roman që godet fort. Goditje, si me mjetet e artit, përzgjedhur me sqimë e kujdes nga autori; si me shpirtin që ëndërron qiellin e pastër, ndërsa trazon qelbin që ka pushtuar nga fyti një shoqëri të tërë.

Urime miku im!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular