BallinaKronikeEMRI/ Ky është i riu që u vra me snajper në banesën...

EMRI/ Ky është i riu që u vra me snajper në banesën e tij në Vlorë, reagon policia: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e sotme (7 janar) në qytetin e Vlorës, ku u qëllua për vdekje në banesën e tij me snajper, i riu, Gëzim Sinomataj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit,  i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja

Në lidhje me ngjarjen policia njofton se janë gritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular