BallinaAktualitetIntervista për BBC/ Basha: Të dielën nuk pati zgjedhje në Shqipëri

Intervista për BBC/ Basha: Të dielën nuk pati zgjedhje në Shqipëri

spot_img
spot_img

Një ditë pas votimeve monopartiake në Shqipëri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për BBC World Service është shprehur se ditën e dielë në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje.

Sipas liderit të opozitës, nuk mund të kishte zgjedhje me një qeveri që është provuar se ka vjedhur zgjedhjet e fundit në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Sipas Bashës, askush nuk po heton mbi këto fakte dhe askush nuk është ndëshkuar.

Lulzim Basha: Të dielën në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje. As nga pikëpamja kushtetuese, pasi Presidenti anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, duke nënvizuar tensionin e lartë politik, dhe pamundësinë për të pasur një alternativë të vërtetë për shqiptarët, dhe në mënyrë substanciale, nuk kishte zgjedhje sepse qeveria në pushtet është provuar se ka vjedhur zgjedhjet e fundit në bashkëpunim me krimin e organizuar duke mos ndëshkuar ata të cilët u kapën  nga prokurorët e antimafias.

Askush nuk po heton, askush nuk është arrestuar, askush nuk është burgosur, të gjithë këta kriminelë me të njëjtët politikanë sërish kanë përgatitur një krim tjetër elektoral, një farsë tjetër elektorale, për të cilat partitë e opozitës ishin thjeshtë një fasadë, për të cilën partitë opozitare ishin thjeshtë një fasadë.

Bbc World Service, Alex Ritson: Jam kurioz, sepse ju thatë se nuk ka pasur zgjedhje në teori, por praktikisht, ka pasur zgjedhje dhe tani partia juaj nuk ka një mandat demokratik.

Lulzim Basha: Nuk ka pasur zgjedhje, as nga pikëpamja formale, siç deklarova.

Bbc World Service, Alex Ritson: Çështja ime është ndryshe. Ju nuk do të mund të njihni zgjedhjet por njerëzit shkuan tek kutitët e votimit, zgjedhjet u zhvilluan, do të ketë një rezultat të këtyre zgjedhjeve.

Lulzim Basha: Kjo është hera e parë që pas rënies së regjimit komunist, një parti vendos se kur do të mbahen zgjedhjet dhe këtë nuk e bën Kushtetuta. Është njësoj sikur Partia Konservatore në Britaninë e Madhe të vendosë të mbajë zgjedhjet nesër, kundër të gjitha rregullave dhe standardeve të Britanisë së Madhe, dhe të thërriste këdo që dëshiron t’i bashkohet në zgjedhje nesër. Është absurde. I vetmi autoritet i cili vendos datën e zgjedhjeve, është Presidenti, i cili ka anuluar 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka vendosur një datë tjetër zgjedhjesh. Por diskutimi është përtej kësaj.

Intervista audio e Lulzim Bashës për BBC, pas minutës së 12:

https://www.bbc.co.uk/sounds/play/w172wpk91cy0pbs

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular