BallinaAktualitetE PLOTE/Nga dhuna barbare te dyshimet dhe reagimet, çfarë ndodhi me 3...

E PLOTE/Nga dhuna barbare te dyshimet dhe reagimet, çfarë ndodhi me 3 të rinjtë shqiptarë në Malin e Zi

spot_img
spot_img

Dhuna ndaj 3 të rinjve shqiptarë nga një grup personash, shkaktoi një furtunë reagimesh në Shqipëri dhe Mal të Zi, zyrtare dhe jo zyrtare.

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht nga grupi që dyshohet se përbëhej nga shtetas me origjinë serbe.

Policia e Shtetit sqaroi se tre shqiptarët u dhunuan në Mal të Zi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit.

Në komunikatën zyrtare shpjegohet se tre të dhunuarit, kanë qenë duke lëvizur  me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht të rinjtë , duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur më pas në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjor, ku janë konstatuar dëmtimet e rënda në trupat e tyre. Nga ana e policisë malazeze atyre u është kërkuar të bënin denoncim, por të frikësuar, ata nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë, deri në mbërritjen e një avokati shqiptar

Reagimet e të rinjve që u dhunuan:

Klodian Meaj, një prej të rinjve që ishte viktimë e dhunës u shpreh pas ngjarjes së rëndë se në makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë ka pasur një flamur shqiptar, më konkretisht në pasqyrën e mjetit.

Sipas tij pikërisht ai flamur mund të ketë qenë edhe shkaku i dhunës nga ana e grupit të dyshuar serb.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan.

Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare”, rrëfeu ai.

Nga ana tjetër familjarët e të riut Doris Kopaçi, kanë treguar se djali i tyre ishte nisur për të punuar drejt Gjermanisë, por gjatë rrugës kishte rënë pre e incidentit të rëndë.

Ata thanë se djali i tyre ndodhej në sediljen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës.

Neës24 ka mësuar më vonë se Kopaçi vetë ka treguar se as ai e as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët dhe se këta të fundit kanë shkuar tek automjeti dhe i kanë dhunuar pa arsye.

Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopaçit nuk janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.

Reagimet zyrtare:

Pas ngjarjes së rëndë kanë ardhur edhe reagimet nga zyrtarët e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm Taulant Ballla u raportua se menjëherë pas ngjarjes së rëndë nisi kontaktet me homologët në Malin e Zi për të marrë informacione mbi rastin.

“Jam falënderues për reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Malit të Zi në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tre të rinjve shqiptarë në zonën e Herceg Novit. Një hetim i plotë është duke u kryer dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Balla në rrjetin social X gjatë mbrëmjes.

Homologu i tij malazez, Danilo Šaranović, u shpreh më pas se ngjarja po hetohet me intensitet.

“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka. Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, tha ai

Më pas erdhi reagimi nga kryeministri i Malit të Zi, i cili zbuloi se një prej autorëve të dhunës ishte identifikuar.

“Më vjen shumë keq për ngjarjen e sotme që i ndodhi të ftuarve tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, theksoi Spajiç

Ambasada shqiptare në Mal të Zi u shpreh gjatë mbrëmjes së 6 janarit se kishte siguruar avokat mbrojtës për tre shqiptarët e dhunuar barbarisht në Herceg Novi. Në reagim thuhet se ka kërkuar nga autoritetet përkatëse zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve

Sakaq, ditën e sotme News24 ka mësuar se autoritetet malazeze kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve dje në Ma të Zi. Sipas tyre autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Herceg Novi, qyteti ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular