Legjenda Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Një nga njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në botën e futbollit ka mbyllur sytë përgjithmonë, të dielën.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, – njoftoi familja. “Ikona” gjermane ka dhënë një kontribut të çmuar, teksa vlen të thuhet se u bë Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990. I lindur në Munich, Beckenbauer ka luajtur 424 ndeshje në Bundesligë. Me kombëtaren e Gjermanisë, ai ka zhvilluar mbi 100 takime.
Beckenbauer gëzoi një karrierë të gjatë në futboll si lojtar por edhe si menaxher pasi kaloi në sistemin e të rinjve të Bayern Munich në vitin 1964. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se mbajti veshur fanellën e ekipit bavarez, në qytetin ku lindi, për 13 vjet duke fituar trofe të panumërt, duke përfshirë dy Topa të Artë.