BallinaUncategorized“I papërsëritshëm në historinë e futbollit”, Presidenti Duka nderon legjendën: Beckenbauer ishte...

“I papërsëritshëm në historinë e futbollit”, Presidenti Duka nderon legjendën: Beckenbauer ishte simbol i kësaj loje

spot_img
spot_img

“I papërsëritshëm në historinë e futbollit”, Presidenti Duka nderon legjendën: Beckenbauer ishte simbol i kësaj loje

Futbolli humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj, teksa këtë të dielë ndërroi jetë “legjenda” gjermane, Franz Beckenbauer. Presidenti i Federatës Shqiptare të  Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar Beckenbauer-in për gjithçka që ai ka dhënë në fushën e blertë. Duka mbyll shkrimin e tij me fjalët: “Lamtumirë “Perandor”, faleminderit…”.

“Bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme. Shkëlqimi i futbollit gjerman dhe ylli botëror Franz Beckenbauer u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ai u shndërrua në legjendë. Fitoi titujt kampion i Europës dhe i Botës si futbollist, ndërkohë që fitoi Botërorin edhe si trajner në vitin 1990. Në nivel klubesh fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut si edhe dy “Topa të Artë”, diçka e rrallë për një mbrojtës. Beckenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit. Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaiser”. Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit!” – Shkruajti kreu i FSHF!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular