BallinaPolitikeDita e dytë e mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, pikat që do...

Dita e dytë e mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, pikat që do të diskutohen

Përgjatë ditës së sotme do të vijojë mbledhja e qeverisë, e cila nisi që dje në Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama vendosi të shkrijë tre ministri në një të vetme, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen. Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara;

-Interpelanca;

-Mocione me debat;

-Projektligje e depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve;

-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;

-Takimet e ministrave me deputetët;

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;

-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale;

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;

-Ligjet ne Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular