BallinaKryesore“Duhet ndryshim sistemi”, Dashamir Shehi: Një pjesë e opozitës nuk e do...

“Duhet ndryshim sistemi”, Dashamir Shehi: Një pjesë e opozitës nuk e do një reformë të re zgjedhore

“Duhet ndryshim sistemi”, Dashamir Shehi: Një pjesë e opozitës nuk e do një reformë të re zgjedhore

Politikani i njohur Dashamir Shehi, ftuar në “Open” në News 24, tha se duhet një reformë e vërtetë elektorale, duke ndryshuar sistemin.

“Vit për vit këtu bëhet reformë, sa herë bëhen zgjedhjet. Që kur është bërë marrëveshja e 2008-s, asgjë nuk ka ndryshuar. Reformë reale, atë që kërkon publiku dhe OSBE-ja, reformë që ndryshon sistemin zgjedhor, zonat elektorale, dmth të kemi një shpresë që me rregulla të reja loje, do të ketë ndryshim.

Asnjë nuk e bën! Kjo ideja me partizanë dhe ballista, kryeministri i Shqipërisë së vitit 2024, nuk ka pse merr konflikte të 90 viteve më parë. Nëse duhet reformë reale, jam për t’u ndryshuar ky sistem. Në qoftë se nuk do ta bëjë, e mira është që t’u kursejë shqiptarëve këtë teatër banal.

Një pjesë e opozitës nuk do ta ndryshojë sepse e kanë bërë vetë. Ky është sistemi i kryetarëve që e merr listën dhe e vendos siç ke qejf. Po të kishte pasur një reagim të fortë opozitar, hajde ta bëjmë temë kryesore.

Nëse nuk bëjmë këtë, nuk po bëjmë detyrën tonë. Grupi i PD-së, ose lidershipi të paktën nuk ka dashur ta ndryshojë këtë punë. Kemi kërkuar një sistem kombëtar dhe jo rajone.

Të hapim listën, dmth kryetari të vërë listën e vet por edhe t’u japë mundësi atyre që kanë vota. Të ndryshojmë edhe mënyrë e numërimit, t’i numërojmë në mënyrë elektronike ose të bëjmë një sistem të pavarur nga partitë”, tha Shehi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular