BallinaEkonomiWIZZ AIR vlerësohet si një ndër 5 linjat më të sigurta me...

WIZZ AIR vlerësohet si një ndër 5 linjat më të sigurta me kosto të ulët në botë nga AIRLINERATINGS.COM

Tiranë, 4 janar 2024:  – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror* ka marrë çmimin e një ndër 5 linjave më të sigurta me kosto të ulët në botë nga AirlineRatings.com

Çmimi i AirlineRatings për 5 linjat më të sigurta me kosto të ulët në botë vlerëson linjat ajrore me një flotë të përbërë prej mbi 50 avionësh, të cilët kanë një kulturë të shkëlqyer sigurie dhe një normë shumë të ulët incidentesh. Gjatë procesit të vlerësimit, AirlineRatings.com bazohet në një sërë faktorësh, të cilët përfshijnë incidentet serioze, aksidentet fatale të kohëve të fundit, auditime nga organet drejtuese të aviacionit dhe të industrisë, përfitimet e kompanisë, parimet kryesore të sigurisë së industrisë, vlerësimet e trajnimit të pilotëve ekspertë si dhe moshën e flotës.

Me çmimin e marrë nga AirlineRaitings, kompania ajrore Wizz Air përforcon pozicionin e saj si një udhëheqës botëror për sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Wizz Air hyri në tregun shiqptar në vitin 2017, si kompania e parë low-cost në vend. Në vitin 2020 kompania hapi bazën e saj, e cila ka sot 11 avionë në Tiranë. Wizz Air është linja ajrore që udhëheq tregun shqiptar duke ofruar mbi 50 destinaione direkte nga Tirana, 30 prej të cilave janë unike.

* Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023

Rreth kompanisë Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 195 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve gjatë periudhës së 12 muajve të fundit, deri më 31 dhjetor 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular