BallinaPolitikeSituata në PD, Ervis Iljazaj: Faji më i madh që ka Lulzim...

Situata në PD, Ervis Iljazaj: Faji më i madh që ka Lulzim Basha

Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj komentoi daljen e Lulzim Bashës në media pas shumë kohësh.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai theksoi se faji politik i Lulzim Bashës është që nuk e largoi Sali Berishën nga PD para se ai të shpallej ‘non grata’ në SHBA.

“Faji merita ose përgjegjësia politike është e njeriut më të rëndësishëm, njeriut më me eksperiencë dhe njeriut më me pushtet.  Në PD, megjithëse Basha ishte kryetar, njeriu më me pushtet, më me eksperiencë ishte Sali Berisha. Ai që e ka vërtetë përzemër fatin e PD-së dhe të djathtës ishte Sali Berisha.

Çfarë arriti Berisha në dy vjet? Hoqi gjë ‘non gratën’, solli demokratët në pushtet? Jo. Ajo që bëri politikisht është zero arritje. Përkundrazi përkeqësoi situatën brenda opozitës dhe situatën e tij personale. Basha ka një faturë që nuk e ka larguar Berishën më përpara nga PD. Nuk duhet ta bënte kur ia kërkuan amerikanët, por më përpara. Ky është faji i madh politik i Lulzim Bashës”-tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular