BallinaKronikeE rëndë! Ra nga shkallët pasi u tremb nga tërmeti, humb jetën...

E rëndë! Ra nga shkallët pasi u tremb nga tërmeti, humb jetën 18-vjeçari në Lushnje

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme. 18-vjeçari Daniel Rika nga Lushnja humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.

I riu ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës, ndërsa mësohet se i përkiste spektrit autik. “Daniel Rika 18-vjeç, në nxitim për të dalë nga banesa është rrëzuar duke humbur jetën. Nuk merrte kurim për ndonjë sëmundje, por i përkiste spektirit autik. Trupi ndodhet në morg dhe do të tërhiqet nga familjarët për të kryer nderimet e fundit”, ka raportuar gazetari Julian Kasapi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular