BallinaOP EDBasha foli qartë, kush do fitoren e opozitës, t’i bashkohet trenit të...

Basha foli qartë, kush do fitoren e opozitës, t’i bashkohet trenit të PD

Nga Zabit Hysa

Pas një mungese të gjatë në daljet për mediat, me qëllimin dhe shmagien e sherrnajës brenda radhëve të demokratëve, Lulzim Basha ashtu siç e pati premtuar në deklarimin që dha në përvjetorin e gazetës “RD”, ishte të premten para gazetarëve për të iu përgjigjur interesit të tyre, për pasojë shuar dhe pikëpyetje për shumë çështje që interesi publiku kishte kureshtje.
Kryefjala e konferencës për shtyp e kryetarit të PD Lulzim Basha ishte Reforma Zgjedhore si mjaft e domosdoshme për të adresuar problemet kyçe dhe të rekomanduara nga OSBE/ODHIR me qëllim që në zgjedhjet e radhës të shkohet me një Kod Zgjedhor sa më të mirë, të gjithëpranuar dhe që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne mbetemi të hapur për plotësime rreth paketës tonë të propozimeve, por ne besojmë se paketa jonë adreson në mënyrë shteruese problemet me reformën zgjedhore. Shqipëria një zonë vendore sjell barazinë e votës”- tha Basha i cili bëri thirrje në emër të PD është që të nisë menjëherë puna në komision dhe kërkuar që PS të lerë mënjanë çdo alibi e t’i japim shqiptarëve një reformë zgjedhore.
Pra, e përmbledhur shkurt, kjo ishte thirrja e Lulzim Bashës për aleatët, për ata që kanë mendime të ndryshme në opozitë si dhe thirrja ndaj pushtetit për të realizuar një reformë e cila do të ishte e pranuar nga të gjithë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Kjo dalje dhe qasje e hapur dhe qëndrim i Bashës vjen në një moment kur disa parti aleate bëjnë thirrje për bashkim, vjen në një moment ku anëtarë të Rithemelimit kanë mbetur në një rrugicë më sytë lart nga qielli teksa çdo mbrëmje del në ballkon Sali Berisha dhe iu mban ndryshe nga herët e tjera një fjalim me letër në dorë. I shpallur non grata familjarisht, me një taborr njerëzish kryesisht të stërkonsumuar nga qeverisja dhe që nuk ngjisin më tek demokratët, më të tjerë që priten të shpallen non grata dhe të jenë objekt i SPAK, Sali Berisha sheh ëndërra për revolucion, kërkon bashkim për hallin e tij dhe flet për fitore e cila kurrë nuk do të vijë më për të!
Në konferencën e tij për mediat, zoti Basha duke shprehur keqardhje personale për katandisjen që ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetari i partisë PD i ka bërë vetes, ripohoi dhe njëherë se i kishte dal borxhit duke i thënë të vërtetën për atë që e priste, porse nuk nguroi të inkurajojë SPAK të thellojë hetimet ndaj çdo politikani sepse ligji është i barabartë për të gjithë. Mbështetja pa kushte e drejtësisë është lajtmotivi i PD.
Eshtë ky një qëndrim shtetari, i atij që pret që ky vend të bëhet, të kontribojë për ta bërë, që të kemi standartet perëndimore sepse ëndërra jonë është t’i bashkohemi familjes së madhe europiane. Me korrupsion, ndikim të krimit në politikë dhe kapej të sistemit nuk përfaqësojmë vlerat e perëndimit dhe dita e bashkimit tonë në këto vlera do të jetë më e largët.
Sa i përket retorikës së të ashtëquajturit “Bashkim” ajo çfarë po ndodh është më shumë një spektakël, një lojë për të mbajtur peng opozitën, për ta përdorur si komordare shpëtimi për nongratat dhe ata që priten të jenë objekt i SPAK, se sa një dëshirë e vërtet bashkimi.
Kërkesën e partive të vogla për një bashkim nuk dua ta paragjykojë, por kur dëgjojë që Agron Duka kërkon bashkim, por së pati duhet që PD të jetë e bashkuar dhe Flamur Noka refuzon në mënyrë kategorike kjo nuk është gjë tjetër veçse akt shërbimi ndaj Ramës!
Sa i përket qasjes së Rithemelimit se Basha dhe mbëshetësit e tij janë pro qeverisë, kjo retorikë publike sërish është një shërbim ndaj Ramës nga Rithemelimi sepse këta që e thonë duke na akuzuar ne, janë po të njëjtët njerëz që në kanë trokitur në derë 33 vjet duke na u lutur për vota dhe më pas kanë ndarë pushtet me komunistët, rrethin e tyre familjar pa harruar as qokat e ngushta shpeshherë dhe deri në ordinere.
Lulzim Basha foli qartë, kushdo që do bashkimin dhe fitoren e opozitës përmes ofertës së tij dhe kontributit konkret me propozime për Reformën Zgjedhore dhe në terren përmes votës, t’i bashkohet trenit të PD sot, që të bëhet një reformë e denjë elektorale ku vota të ketë vlerë, të numërohet, e shanset të jenë për secilin të njëjta. Demokratët të bashkohen me Bashën dhe opozitarët të hipin në trenin PD që të maksimalizojmë votat për secilën logo, bëjmë shumicën duke larguar bandën në pushtet, Rilindjen. Çdo qasje tjetër për gjasmë bashkim i shërben vetëm Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular