BallinaOP EDDisa perceptime për vitin 2023/Nga Florenca Meço

Disa perceptime për vitin 2023/Nga Florenca Meço

Nga Florenca Meço
Kryetare e PD Berat

Viti 2023 solli në skenë mjaft tregues interesantë në Shqipëri. Disa prej tyre po i rendis pak më poshtë sipas një perceptimi real, të zhveshur nga fjalët e bukura:

Pavarësia e medias dhe shqetësimi i Kryeministrit.
Medja, tërësisht jashtë kontrollit qeveritar, thuajse arriti kulmin e pavarësisë në fund të vitit të shkuar kur një gazetare totalisht e pavaruar, i drejtoi një pyetje Kryeministrit tonë llërëpërveshur duke nënvizuar me këtë rast “ gjumin” e Kryetarit të PD-së. I shqetësuar nga kjo pyetje, duke shfryrë mërzinë e rastit, ai pa orën dhe me dhimbshuri i kërkoi gazetares ta lërë rehat se ka orarin e gjumit. Më pas u vazhdua me një të qeshur e cila të kujton një personazh të flimave të realizimit socialist, të ngjashëm me këtë konferencë shtypi, ku një hierark fashist thotë: “ Dhe ne u kënaqëm me shakatë plot kripë të Duçes.”
Rikoshetë.
Termi dihet që ka origjinë ushtarake. Por sot më shumë karakterizon ndjeshmërinë e qeveritarëve. Nëse plumbi bën rikoshet mbi një masë të fortë dhe prej andej kërcen e vret dikë tjetër, akuzat për korrupsion qëllojnë mbi Kryeministrin. Por kur ky i fundit mbulohet nga një shtresë të hekurt e pushtetit, akuzat i bëjnë rikoshetë dhe godasin ministra, zvkryeministra e zevendësministra rreth tij.
Kryeministër jo i Shqipërisë, por i shqiptarëve.
Kur Kryeministri ynë takoi në një audiencë Papën e Romës, mbarë media botërore, e habitur pyeti: Kush është ai plaku me thinja, i veshur me veladon të bardhë dhe plis të bardhë në kokë që po takon Edin? Edi është kryeministri i shqiptarëve, jo vetëm i Shqipërisë.
Blendi Gonxhe.
Ministër me mbiemrin e duhur dhe në kohën e duhur. Ai asnjëherë nuk lulëzoi si Ministër megjithë shërbimet e parrëfyera që ka bërë për majën. Por kur SPAK-u këputi shumë lule ministrore nga kopshti i Kryeminsitrit, i erdhi radha edhe gonxhes të lulëzojë.
“ Opozitë”.
Nga “ rithemelimi” dhe sulmi mbi ndërtesën e PD, u kalua të “ rrugica”. Dhe kur shikon një grusht njerëzish ta përshëndesin ish-kryeministrin nga rrugica e ballkoni të shtëpisë, të kujtohet libri “ Djemtë e Rrugës Pal ” që përplaset me grupin e djemve të “ Kopshtit të Botanikut” të kryesuar nga Gazmend Bardhi. Por ndryshe nga ç’thuhet në libër, rithemelimi është i vetmi ent në Shqipëri i kënaqur nga politikat imobiliare të qeverisë. Ka në dispozicion shumë ndërtesa dhe anëtarë që pakësohen gjithmonë e më shumë.

Gaz Bardhi.
Gjithmonë drejtues, por asnjëherë lider. Dhe këtë e ka kuptuar tani vonë, ndaj duket i çoroditur
Agron Gjekmarkaj.
Politikan që ruan të njëjtin pasion edhe kur shan edhe kur lëpin të njëjtin individ. Brenda tij qëndrojnë rehat dy personalitete krejt të kundërta. Nëse e dëgjon atë, do të kuptosh se dielli lind në perëndim, sepse vetëm ai është politikan përendimor, e për rjedhim vetë dielli.
Dashnor Sula.
Ai është me Bashën sepse Berishën e ka dënuar SHBA, aleati ynë. Por në kushtet kur në Shqipëri, Rama është kryeministër, dhe Berisha thotë se ka një probabilitet që bashkëpunon me Bashën, ai kthehet me Berishën sepse duhet të bashkëpunojë me Ramën.
Profesori
Profesor Spaho mbetet i vetmi që në kuadrin e një modestie të qënësishme, thotë se është më i mënçuri. Madje për të thonë se ai vërtet ngjan me Napoleonin sepse të dy janë të shkurtër, por ndryshe nga Napoleoni, profesori nuk është diktator, madje është shumë modest.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular