BallinaPolitike"Ka vënë shishen e qumështit në rradhë!"/ Fevziu: Rama të 'fshin' po...

“Ka vënë shishen e qumështit në rradhë!”/ Fevziu: Rama të ‘fshin’ po të dojë, por me Veliajn nuk e ka të thjeshtë

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Erion Veliaj është një personazh i rëndësishëm politik në PS dhe që mund të jetë pasues nëse Rama largohet nga skena politike. Fevziu tha se Veliaj është një personazh shumë i fortë politikisht dhe nuk mund të shmanget kollaj nga skena politike, sepse drejton bashkinë më të madhe në vend dhe me një pushtet të madh.

“Mos të duket çudi që nëse do të ketë një largim të Ramës, Veliaj do të vijë. Është një kandidaturë që e ka vënë atë që ne i themi “shishen e qumështit”. Veliaj në fund të 4-vjeçarit tjetër mbaron mandatit, kështu që duhet të gjejë një zgjidhje brenda PS-së.

Në 2027-ën, nëse PS-ja fiton zgjedhjet e vitit 2025, çfarë roli do të ketë Veliaj, PS-ja duhet të gjejë një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, sepse kandidaturat fillojnë 2-3 vite përpara. Është përfolur kandidatura e Arbian Maznikut, që u tërhoq nga bashkia e Tiranës pikërisht për t’u përgatitur për një kryetar të mundshëm, nëse është kështu. Këto janë hamendje se ne nuk jemi në kokën e Ramës dhe ai nuk i diskuton me njeri. Nuk është çudi që ai ka tërhequr Gonxhen si kandidat të mundshëm për kryetar të bashkisë së Tiranës. Nuk është çudi që në këtë tre vjeçar ai të çojë edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

Mendoj se Veliaj është shumë i fortë politikisht. Është kryetar i bashkisë së Tiranës më e madhja në vend, me shumë fonde, bashki me pushtet të madh rreth e rrotull, është një njeri që ka çarë brenda PS-së. Rama për momentin mund të shkrijë çdo politikan. Ai brenda PS-së është i gjithëpushtetshëm dhe kush përplaset me të brenda 24 orësh “fshihet”. Me Veliajn nuk është kaq kollaj se është kreu i bashkisë së Tiranës, nuk mund ta largojë dot nga bashkia. Mimimumi edhe 3 vjet ai do të vazhdojë të mbetet dhe Rama nuk ka pse hap një betejë surrealiste.”-u shpreh Blendi Fevziu.    

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular