BallinaSocialeParashikimi i motit/ E Mërkura me shi, zonat ku priten reshje më...

Parashikimi i motit/ E Mërkura me shi, zonat ku priten reshje më të dendura

Ditën e Mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët priten në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veri me intensitet deri mesatar. Në jug parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët e lokal.

Mjegull të dendur do të ketë në zonat luginore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 1-7m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi 12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

– në zonat malore 5 deri 12°C

– në zonat e ulëta 8 deri 20°C

– në zonat bregdetare 9 deri 19°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular