BallinaAktualitetKishte tri gra, por abuzonte edhe me një të mitur, flet avokati...

Kishte tri gra, por abuzonte edhe me një të mitur, flet avokati i kirurgut të arrestuar: Nuk ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën

Një ditë më parë policia arrestoi 42-vjeçarin Dervish Hasi, me profesion kirurg, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Nga hetimet policore, ka rezultuar 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se kanë qenë pesë persona, të cilët kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot.

Acokati i mjekut kirurg

Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati i të arrestuarit. Në emisionin “Shqipëria Live” ai mohuar akuzat se klienti i tij ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke i konsideruar si shpifje.

“Është shpifje. Nuk ka kryer marrëdhënie me vajzën”, u shpreh avokati duke theksuar se “vajza nuk ka dhënë deklarimet akoma”.

HETIMET

Tashmë mjeku është vënë në pranga dhe do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me rastin e rëndë të abuzimit me të miturën për me shumë se dy vjet. Në dijeni të abuzimit janë një sërë personash, përfshirë edhe gratë e tij në shtëpi, por ende nuk dihet se cilat do të jenë masat që do të merren ndaj tyre dhe ndaj prindërve të vajzës.

Këta të fundit i kanë thënë policisë se kanë qenë në dijeni dhe se madje ata e dinin se ai e kishte marrë për ta pasur si gruan e katërt në shtëpi. Por, policia dhe prokuroria, mësohet se janë vënë në lëvizje sapo është marrë informacioni duke i vënë në përgjim të miturën dhe mjekun e spitalit shtetëror të Sanatoriumit, derisa kanë ndërhyrë dhe e kanë vënë në pranga.

Materialet tashmë janë në duart e grupit hetimor, ndërsa hetimet do të vijojnë me mjekun nën arrest, i cili pritet që ditën e nesërme të dalë para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurimit personal

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular