BallinaAktualitetVIDEO/ Të miturit “gangsterë” që rrahën për vdekje 18-vjeçarin jetim janë djem...

VIDEO/ Të miturit “gangsterë” që rrahën për vdekje 18-vjeçarin jetim janë djem biznesmenësh

spot_img

17-vjeçari Artiol Abdullahu dhe 16-vjeçari Elton Kadriu dyshohet se janë dy të miturit që përplasën qëllimisht me makinë dhe më pas e dhunua për vdekje me shufra metalike 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu.

Ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë në Podujevë të Kosovës. Lulzim Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda  dhe si pasojë e plagëve të marra 18-vjeçari ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Mediat kosovare raportojnë se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.

Sipas raportimeve, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon shokuese të publikuar në media shfaqej duke i rënë me dhjetra herë një shufër të fortë pas koke viktimës. Besim Kadriu është pronar i një biznesi për dhënien e automjeteve me qira (rent a car) me emrin “Besi”.

Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.

Sipas xhaxhait të viktimës, Lulzim Fejzullahu ishte me të dy prindërit jetim. Në prononcimin e dhënë për mediat, ai tha se shkaku i sherrit mes adoleshentëve kishte qenë një konflikt për radhën në një berberhane të qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular