BallinaSportFutbolli në zi, ndërron jetë golashënuesi më i mirë i historisë së...

Futbolli në zi, ndërron jetë golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares italiane

spot_img
spot_img

Futbolli botëror është në zi, pasi është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e këtij sporti. Xhixhi Riva, ish-sulmuesi i njohur italian, u nda nga jeta sot në moshën 79-vjeçare në Kaljari, qytetin ku ai u bë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.

Riva kishte ndjerë probleme shëndetësore në shtëpi dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, ku situata e tij ishte normalizuar, siç kishte bërë të ditur edhe një raport mjekësor i publikuar gjatë pasdites. Por në darkën e sotme, situata e tij është përkeqësuar dhe gjatë darkës është dhënë lajmi për ndarjen e tij nga jeta.

Riva ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit italian, duke fituar titullin kampion me Kaljarin në sezonin 1969-1970, i vetmi në historinë e këtij klubi. Ai ishte president nderi i Kaljarit, në klubin ku kaloi thuajse të gjithë karrierën e tij, duke luajtur 376 ndeshje e shënuar 207 gola.

Ndërkohë, me kombëtaren italiane, ai luajti 42 ndeshje, duke shënuar 35 gola, teksa edhe sot e kësaj dite mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i saj.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular