BallinaPolitike“Do jem krah Kosovës”, Basha takim me Konjufcën: Bashkëpunimi mes shqiptarësh, i...

“Do jem krah Kosovës”, Basha takim me Konjufcën: Bashkëpunimi mes shqiptarësh, i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në KiE.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha u shpreh se bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai shtoi se PD do të jetë krah Kosovës dhe do të ngrejë zërin në arenën ndërkombëtare që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.

Postimi i plote

Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular