BallinaKronikeEMRAT/Pezullohen nga detyra 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës, ja arsyeja

EMRAT/Pezullohen nga detyra 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës, ja arsyeja

spot_img
spot_img

Gjykata ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, pasi akuzohen se nuk kanë zbatuar një vendim gjykate.

Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranes së Hedhur në Shëngjin.

Bëhet fjalë për tjetërsimin i i 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetersuar me me dokumente te fallsifikuara, per te cilen është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.

Emrat:

Albana Gjinaj

Marinela Tuci

Orstela Bardhaj

Sebastjano Gjetja

Besjon Ivanaj

Ornela Marku

Eglantin Lleshaj

Dorina Sulaj

Xhentil Gjegji

Vitore Lleshi

Diljana Prenga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular