Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.
Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.
Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.