Banorët e Krujës në protestë, vazhdojnë qëndresën/Apeli i kryetarit të degës së PD Sabah Sheta: Nuk do të tërhiqemi

0
171

Sikurse patëm paralajmëruar edhe më parë, sërish sot i shoqëruar nga dy deputetet e PD znj.Merita Bakiu dhe znj.Andia Ulliri, si kryetar i degës së PD Krujë isha tek rrethrrotullimi i Thumanës në mbështetje të protestës dhe krah banorëve të zonës që preken nga rruga Thumanë-Kashar e cila i izolon plotësisht. Projekti nuk parashikon dalje nga rruga, izolon 85 mijë banorë te Bashkisë Krujë dhe kthehet në kosto për qytetarët dhe bizneset. Duke marrë shkas nga shurdhëria e firmës, por edhe e institucioneve vendore dhe qendrore dega e PD Krujë apelon:

  1. Të bëhet urgjent publik projekti i rrugës, pasi në të kundërt rezistenca jo vetëm do të vazhdojë, por dhe zemërimi do të rritet
  2. ARRSH, Ministria e Transporteve dhe Kryeministri të reagojnë sa nuk është vonë ndaj shqetësimit të banorëve të Krujës, e nëse nuk parashikohet dalje nga ky aks rruge, projekti të korrigjohet pasi nuk mund të izolohet Kruja një zonë kulturore, turistike dhe historike.
  3. Dega e PD Krujë garanton se do të jetë në mbështetje të qytetarëve derisa kjo çështje të gjejë zgjidhje.