E rëndë/ Gjendet i vrarë me armë gjahu në banesë 33-vjeçari, ja çfarë dyshohet

0
296

Një 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Gjanç të Korçës mëngjesin e sotëm (29 Janar).

I riu me iniciale K. N., dyshohet se është vetëvrarë me çifte. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.