BallinaKronikeEMRAT/ Gjenden armë e bizhuteri të vjedhura në një banesë në Kurbin,...

EMRAT/ Gjenden armë e bizhuteri të vjedhura në një banesë në Kurbin, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim i ati. Ja çfarë iu sekuestrua

spot_img
spot_img

Një 25-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi në banesë i janë gjetur sende me vlerë të vjedhura dhe armë zjarri.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Geri Rizvani (Lika), ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij, Zyhdi Lika.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar “Gold and Guns”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër).

Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij).

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar “Gold and Guns”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;

1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;

1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;

Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;

2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular