BallinaPolitikeGaz Bardhi nuk thotë çfarë i tha Escobar në zyrë, por flet...

Gaz Bardhi nuk thotë çfarë i tha Escobar në zyrë, por flet si duhet të jetë Shqipëria

spot_img
spot_img

Gazment Bardhi, së bashku me disa deputetë të tjera, nga PD dhe PS, ka zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është takuar me zyrtarin e lartë për Ballkanin Perëndimor,  Gabriel Escobar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Shqipëria duhet t’iu qëndrojë standardeve të një vendi demokratik.

“Gjatë vizitës në Ëashigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah”, shkruan Bardhi, ndërkohë që vetë në fakt, qendron në krah të një personi të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani ose duhet të jemi në krah të SHBA-së, ose të Sali Berishës, se Bardhi në thotë të parën, por në fakt është edhe me Berishën.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan më tej Bardhi.

Pra na tregon si duhet të jetë Shqipëria, por nuk thotë asnjë fjalë, se çfarë iu tha Escobar në takim.

Kujtojmë që zyrtari i lartë amerikan, në disa intervista të dhëna më parë, ka folur qartë kundër Sali Berishës, për shpalljen e tij non grata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular