BallinaPolitikeVIDEO/Pse u larguat nga Shqipëria? Flet Ahmetaj: Nuk jam arratisur...Beteja ndaj meje...

VIDEO/Pse u larguat nga Shqipëria? Flet Ahmetaj: Nuk jam arratisur…Beteja ndaj meje është e 3-fishtë

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj të cilit i është hequr imuniteti dhe për momentin ndodhet jashte vendit por që adresa e sakte nuk dihet akoma ka dhënë një intervistë për gazetarin Ccim Peka.

Intervista do të transmetohet sonte në darkë por Peka ka publikuar një pjesë nga kjo intervistë. 

Sicc dhe kuptohet në videon e publikuar është fillimi i i intervistës ku Ahmetaj tregon pse u largua nga Shqipëria.

Ai shprehet se lufta e tij është e trefishtë dhe se ishte i përgatitur për ekstremitetin që në fillim

Pjesë e bisedës:

Peka: Intervistë e pazakontë, ashtu siç e kemi anonçuar. Intervistë që ka ngjalluar sigurisht shumë interes, do të marrim përgjigje për shumë pyetje që shtrohen ndaj ish numrit dy të qeverisë se Edi Ramës, z. Arben Ahmetaj.

z. Ahmetaj të falenderoj që gjete kohën, megjithëse një kohë e trazuar për ju, por që ka shumë interes për publikun të dijë të gjitha arsyet që Arben Ahmetajn,  numrin dy të qeverisë së Edi Ramës e detyruan të largohej nga Shqipëria dhe të mos përballej fizikisht me drejtësinë. Me drejtësinë e re për të cilën ashtu si zoti Rama edhe ju jeni krenar se ishte reforma kryesore e kësaj mazhorance.

Pyetja e parë për Arben Arben Ahmetajn është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Ahmetaj: Faleminderit zoti Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i…ju jeni një ndër televizionet e pakët nuk jeni financuar nga inceneratorët. Betaja kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politico-juridike. Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit.

Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mireinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sepse shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut, jo….

h

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular