Një punonjës i Gardës së Republikës është përjashtuar nga rradhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY EÇ. Bëhet fjalë për një efektiv të gardës së republikës me ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e perjashtimit nga institucioni që ka për mision, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë.
Kohët e fundit një numër i madh i punonjësve të policisë ose ish-punonjësve kanë rezultuan të përfshirë në grupet kriminale teksa bashkëpunonin me këta të fundit nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara. Në dosjen “Metamorfoza” i përfshirë rezultoi ish-kreu i forcës Operacionale, Oltion Bistri si dhe dy ish-efektivë të policisë dhe së fundmi shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni si dhe ish-nën drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani të gjithë të arrestuar.
Dhjetorin e kaluar, Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi urdhërin, që detyronte rreth 13 mijë punonjës të Policisë, Gardës së Republikës dhe Agjensisë së Mbikqyrjes Policore të vetë deklaronin përmes një formulari nëse ishin përdorues të aplikacioneve SCY dhe Enchro chat.
Ndërsa mësohet se kreu i gardës së Republikës Gramoz Sako ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej 10 vitesh por nuk dihen ende arsyet. Dorëheqja e komandantit të strukturës për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve më rëndësi të veçantë, është pranuar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla