Një krim në familje është parandaluar nga policia e Vlorës, pasi një 46-vjeçar ka kanosur me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe dy vajzat.
Njoftimi i policisë
Kanosi për jetën, me armë gjahu (çifte), bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, kapet në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në tentativë për t’u larguar me motoçikletë, 46-vjeçari.
Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) dhe motoçiklea.
Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë, shtetasi Sh. Xh., 46 vjeç.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.
VIJON…