BallinaBotaArrestohen 34 persona në Turqi. Çfarë u sekuestrua gjatë aksionit. Janë të...

Arrestohen 34 persona në Turqi. Çfarë u sekuestrua gjatë aksionit. Janë të dyshuar për…

Autoritetet turke arrestuan të shtunën 34 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në platformën e mediave sociale X.

Sipas tij të gjithë të dyshuarit e kapur si pjesë e një operacioni të gjerë kundër grupit militant, të quajtur “Operacioni-Kafazi 35”, janë shtetas të huaj, të shpallur në kërkim nga Interpoli. Zoti Yerlikaya shtoi se policia sekuestroi edhe disa pistoleta pa leje.

Autoritetet turke kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik pasi dy persona të armatosur të ISI-it kryen një sulm brenda një kishë në Stamboll javën e kaluar duke vrarë një person.

Policia ka arrestuar 25 të dyshuar lidhur me ngjarjen, përfshirë dy persona të armatosur, njoftoi të premten ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular