BallinaKronikePolicia jep detaje për shpërthimin me lëndë plasëse: Në banesë jetonte vetë...

Policia jep detaje për shpërthimin me lëndë plasëse: Në banesë jetonte vetë e ëma, pronari i shtëpisë jeton jashtë

spot_img
spot_img

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku një banese iu vendos lëndë plasëse.

Në njoftimin zyrtar policia sqaron së shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me iniciale A.I., ndërsa thekson se ky person jeton jashtë vendit.

Në momentin kur është hedhur lënda plasëse në shtëpi ka qenë vetëm e ëma. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

“Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lezhë/Informacion paraprak

Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri.

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular