BallinaKryesoreBasha nga Patosi: Projekti i përçarjes së PD, skenar që kjo forcë...

Basha nga Patosi: Projekti i përçarjes së PD, skenar që kjo forcë të mos ekzistonte. Të thuash të vërtetën kur…

spot_img
spot_img

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Patos foli për projektin e përçarjes së PD-së, të cilin e quajti një skenar që do të mundësonte mosekzistencën e kësaj force politike.

Sipas Bashës, ata që synuan këtë skenar, i bënë llogaritë gabim, sepse nuk llogaritën demokratët.

“Është fal jush që PD sot qëndroi dhe rezistoi. Qëndruat për vlerat e kësaj partie dhe jo për gropën e zezë të disa individëve. Të thuash të vërtetën ku gënjeshtra është rregulli, është sakrificë dhe demonstrim lidershipi për t’i dalë sfidës që kemi përpara.” – u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha: Procesi përmes të cilit vini, është përmes zjarrit. I tillë ishte dhe projekti i përçarjes së PD, sa një skenar që mundësonte mosekzistencën e PD. Por i kishin bërë llogaritë gabim.

Nuk llogaritën demokratët, nuk llogaritën burrat dhe gratë në këtë sallë dhe jashtë saj. Treguan se PD nuk është ndërtuar për interesa të ngushta personale, por si ëndërr për liri, për demokraci, për mundësi, për zhvillim.

Mjaftueshëm qëndruan për këto vlera në këto dy vite e kusur. Është fal jush që PD sot qëndroi dhe rezistoi. Qëndruat për vlerat e kësaj partie dhe jo për gropën e zezë të disa individëve. Të thuash të vërtetën ku gënjeshtra është rregulli, është sakrificë dhe demonstrim lidershipi për t’i dalë sfidës që kemi përpara.

Gjithësecili prej nesh sot përballet me përditshmërinë e zymtë që ka ardhur. Papunësi, emigracion të niveleve 90-të, një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kjo është në të gjithë Shqipërinë, si dhe këtu në patos.

Rini që po largohet, sipërmarrje që po rrënohen, shëndetësi e rrëzuar përtokë, janë sot realitet që shqiptarët po përballen. Kjo ka bërë që një shumicë njerëzish të heshtur të shpresojnë ndryshimin e kësaj situate, ndërsa një grusht njerëzish që kanë kapur Shqipërinë na e paraqesin realitetin krejt ndryshe. Se si mund të ketë një vend turrizëm me një bujqësi të rrënuar, këtë vetëm ata e shohin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular