BallinaKronikeEMRAT/ E diela e “zezë”, dy viktima dhe tetë të plagosur nga...

EMRAT/ E diela e “zezë”, dy viktima dhe tetë të plagosur nga aksidentet

spot_img
spot_img

E diela e zezë mund të konsiderohet kjo ditë (4 shkurt), pasi dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të rënda.

Rreth orës 17:30 në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Belorta, ka humbur jetën një Elvis Mizaku 36-vjeç, dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet një manovër e gabuar e njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Ndërkohë që mbrëmja e së dielës do të sillte një tjetër aksident tragjik, këtë herë në aksin Librazhd-Qafë Thanë në afërsi të Dragostunjës, ku një 18-vjeçar humb i jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Meglin Zeneli, 21 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga. Si pasojë humbi jetën  18 vjeçari Dorian Belba, pasagjer.

I lënduar mbeti shoferi dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.

Të tre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë  jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular