BallinaKronikeRefuzohet kërkesa e Laert Haxhiut për azil politik, Gjykata e Janinës vendos:...

Refuzohet kërkesa e Laert Haxhiut për azil politik, Gjykata e Janinës vendos: Nën masa të rrepta sigurie do të dërgohet në…

Gjykata e Janinës në Greqi ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në shtetin helen. Mësohet se Laert Haxhiut pasi iu refuzua kërkesa për azil, me vendim të gjykatës u dërgua nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke. Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.

Burime konfidenciale nga gjykata e Janinës thanë se mbrojtja e Haxhiut kishte argument bazë në kërkesën për azil publikimet në media se atij i rrezikohet jeta prej bandave rivale në Shqipëri, por njëkohësisht Laert Haxhiu rrezikohet edhe “prej regjimit të kryeministrit Rama pasi sipas mbrojtjes të tij, Haxhiu rrezikon edhe për ndjenjat e tija filo greke të përndiqet prej regjimit të Ramës pasi atje filo grekët dhe minoritarët përndiqen, duke referuar rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, si rast flagrant të persekutimit të vorioepirotëve”,siç u shpreh mbrojtja përballë trupit gjykues, raporton News24.

Vlen të përmendet se Lart Haxhiu përfaqësohet prej së njëjtës zyrë avokatie që ka përfaqësuar pothuaj të gjithë personat me precedentë penalë që kanë përfituar azil politik në Greqi këto vitet e fundit.

Gjithashtu, mësohet se ende nuk ka mbërritur në Athinë dosja e përkthyer me provat dhe dëshmitë që e lidhin Haxhiun me një seri krimesh në Shqipëri dhe dy vrasje të kryera në Greqi, cka me shumë gjasa do ti mundësojnë atij lirinë brenda pak muajve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular