BallinaPolitikeKlodiana Lala: SPAK po heton rolin e Veliajt, ka dyshime se është...

Klodiana Lala: SPAK po heton rolin e Veliajt, ka dyshime se është implikuar në aferën e inceneratorit të Tiranës!

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në inceneratorin e Tiranës, është duke u hetuar nga SPAK, por ai nuk është i regjistruar si një person nën hetim. 

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ka “dyshimet të arsyeshme” që Veliaj është implikuar në këtë aferë. 

“Deri më tani emri i Erion Veliajt nuk është regjistruar si person nën hetim. Duhet të kemi parasysh edhe faktin se në momentin që emri regjistrohet si person nën hetim, nisin edhe afatet. Por, prokuroria po heton rolin e zotit Veliaj. A është i përfshirë? Roli i tij duhet domosdo të hetohet. Nis me studimin e IFC, ky fakt ripërsëritet në dosje.

Së dyti, ka shkresa të zotit Veliaj. Padiskutim duhet të hetohet, ka dyshime të arsyeshme që zoti Veliaj është implikuar në këtë aferë. Faktet janë në dosje.

Arben Ahmetaj e cilëson si pronar de facto të inceneratorit.

Afera e inceneratorëve nuk është e një ministri të veçuar dhe as e një drejtori bashkie, por një aferë që ka patur bekimin e kryeministrit të vendit.

Në këndveshtrimin tim, Ahmetaj është i penduar por nuk ka status zyrtar. Prokuroria duhet ti ofrojë mundësitë që ai të flasë”, tha Lala. 

Gazetarja gjithashtu deklaroi se tre drejtorë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës janë nën hetim dhe se ka patur kontrolle në banesat e tyre. 

“Prokuroria ka urdhëruar kontrolle në banesat e disa drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës. Janë sekuestruar dokumenta, hard disk, laptopë. Janë tre drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës”, tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular