BallinaEkonomi10 milionë pasagjerë zgjodhën tarifat e ulta të WIZZ Air drejt destinacioneve...

10 milionë pasagjerë zgjodhën tarifat e ulta të WIZZ Air drejt destinacioneve të tyre. Sot zbritje deri në…

spot_img
spot_img

 WIZZ AIR FESTON KËTË MOMENT HISTORIK, QË NGA FILLIMI i FLUTURIMEVE NË SHQIPËRI, ME NJË ZBRITJE PREJ 15%, E VLEFSHME VETËM GJATË DITËS SË SOTME

Tiranë, 6 shkurt 2024 – Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, ka kënaqësinë të njoftojë një moment të jashtëzakonshëm historik: 10 milionë pasagjerë kanë fluturuar me Wizz Air që prej nisjes së fluturimeve në Shqipëri në vitin 2017. Kjo arritje e mrekullueshme thekson edhe një herë angazhimin e Wizz Air për të ofruar sa më shumë opsione biletash me çmime të përballueshmë për të gjithë qytetarët, pa ndikuar në cilësinë e shërbimit. Kjo shënon jo vetëm një triumf numerik, por është gjithashtu edhe një festim i udhëtimeve të panumërta dhe të paharrueshme, të cilat janë bërë të mundura përmes shërbimeve me tarifa të përballueshme të Wizz Air. Kompania është e lumtur ta festojë këtë arritje të rëndësishme duke ofruar një zbritje prej 15% në disa fluturime të zgjedhura nga dhe drejt Tiranës, me tarifa që do të fillojnë nga 10 euro. Promocioni do të jetë i vlefshëm vetëm gjatë ditës së sotme, 6 shkurt.

Për ta festuar këtë moment historik, Wizz Air gjithashtu surprizoi pasagjerin e 10 miliontë në avion duke e bërë udhëtimin e tij edhe më të paharrueshëm. Në fluturimin e nisur nga Tirana drejt Romës, më datë 5 shkurt, Wizz Air i dhuroi pasagjerit të ulur në rreshtin e 10-të një kupon, të cilin mund ta përdorë për të rezervuar blieta përmes linjës ajrore.

Gjatë vitit të kaluar, Wizz Air transportoi 4.6 milionë pasagjerë në Shqipëri, duke shënuar një rritje prej 49% në trafikun e pasagjerëve, krahasuar me një vit më parë. Wizz Air ka operuar 25 mijë fluturime nga dhe drejt Shqipërisë në vitin 2023, krahasuar me 16 mijë në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, linja ajrore ka përmirësuar ndjeshëm edhe performancën operacionale, duke e çuar në 99.28% normën e fluturimeve të përfunduara sipas planifikimit. Për më tepër, gjatë vitit 2023, Wizz Air forcoi pozicionin e saj duke u renditur ndër tre linjat ajrore më të përpikta në Europë.

Wizz Air hyri në tregun shiqptar në vitin 2017, si kompania e parë me kosto të ulët në vend, duke hapur kështu mundësi udhëtimi me linja direkte dhe çmime të përballueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Që atëherë, kompania krijoi bazën e saj në Tiranë, me një flotë prej 11 avionësh. Me më shumë se 50 fluturime direkte nga Tirana, ndër to 24 destinacione unike, Wizz Air do të sjellë edhe dy avionë të rinj në bazën e saj në Tiranë në sezonin e ardhshëm veror si dhe do të prezantojë dy destinacione të reja nga Tirana – fluturime direkte drejt Valencias në Spanjë si dhe në Leipzig, Gjermani.

FUND

Rreth kompanisë Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 198 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve gjatë vitit 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

Wizz Air:

V+O Communication Albania: [email protected] 

 Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

 Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

 Na ndiqni në Twitter: @Wizzair

 Na ndiqni në TikTok @Wizzair

Shënim për redaktorët:

  • Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
  • Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
  • https://Wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
  • Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update  
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular