Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka pasur një takim sot me vëzhgues të OSBE të procesit të 30 qershorit. Ademi ka vërejtuar se ka pasur një interesim të madh nga ana e tyre për gjithë çfarë ndodhi gjatë atij procesi.
Ademi tregon në Fb se pati “një takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR, që monitoruan “votimet” në Shkodër me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.
Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion.
Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Shkodër ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.
I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit.”