BallinaAktualitetZgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian, cili eshte David Sassoli?

Zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian, cili eshte David Sassoli?

spot_img
spot_img

Parlamenti Evropian ka zgjedhur presidentin e ri të saj, italianin David-Maria Sassoli. Ai arriti të zgjidhej në raundin e dytë të votimit me 345 vota pro, duke marrë pëlqimin e shumicës absolute të eurodeputetëve në Strasburg. Socialisti 63 vjeçar, një ish-gazetar nga Firence, ka qenë deputet në Parlamentin Evropian, për një dekadë. Ai do ta zëvendësojë, Antonio Tajanin, si president i Parlamentit Evropian.

Duhet të forcojmë kapacitetin për të luajtur një rol drejtues në demokraci. Nuk duam të shohim njerëz në kërkim të Evropës sa herë ka emergjenca. Ky është një union jo perfekt që ka nevojë të reformohet”

Në fjalën e tij pas votimit, Sassoli foli për një union jo perfekt që ka nevojë për reformë, mbi të gjitha sa i përket cështjes së azilkërkuesve. Ai u ndal edhe tek dalja e britanisë nga BE, një proces të cilin e cilësoi të dhimbshëm. Pas disa ditësh negociata intensive, krerët e BE-së, më 2 korrik, emëruan udhëheqësit e rinj të institucioneve kryesore të BE-së. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen është propozuar të zëvendësojë Jean-Claude Juncker, si presidente e Komisionit Evropian dhe nëse ajo zgjidhet, do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë Komisionin Evropian.

Ndërkohë, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde u propozua për të marrë drejtimin e Bankës Qëndrore Evropiane duke qenë edhe kjo gruaja e parë në këtë pozicion. Kryeministri belg, Charles Michel është popozuar të zëvendësojë presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell u propozua si Përfaqësues i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duke zëvendësuar në këtë post Federica Mogherinin. Ndërkohë, nominimet duhet të konfirmohen nga Parlamenti Europian.

Cili eshte David Sassol

Politikani i Partisë Demokratike italiane dhe ish-gazetari i  televizionit, David Sassol U zgjodh si President i PE për dy vitet e gjysmë, që vijnë.

Ai ka qenë anëtar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë të Parlamentit Europian që nga 2009. Delegacioni tij është i dyti më i madhi brenda grupit social-demokrat në asamble.

Një ish-Zv.president i PE-së, 63-vjeçari Sassoli është i njohur si drejtues i seancave plenare në Strasburg.Para votimit, ligjvënësi tha: “Europa do të jetë më e fortë vetëm me një parlament që luan një rol më të rëndësishëm.”

I diplomuar në shkencat politike, ai ka punuar në një gazetë në Romë para se të bëhej reporter për kanalin TG3 në 1992 dhe më pas, prezantues lajmesh për TG1. Ai u zgjodh Zv. drejtor i kanalit televiziv në 2007.

Ai e la gazetarinë më pas për të kandiduar në Parlamentin Europian për PD, që përfaqësonte qarkun e Italisë qendrore dhe u bë Zv.President i Parlamentit Europian në 2014. Ai ishte gjithashtu një anëtar i Grupit parlamentar evropian për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut.

I rizgjedhur në 2019, ai u propozua nga social-demokratët si kandidat i tyre për President të PE dhe u zgjodh në raundin e dytë me 345 vota

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular