Deputeti Lavdrim Krrashi: Sjellja e ‘Rithemelimit’ e papranueshme! Deputetët serbë kishin informacion….

0
216

Mes kaosit dhe zhurmave të bilbilave u mbajt sot seanca plenare në Kuvend. Deputetët e “Rithemelimit” nuk lejuan sërish zhvillimin e punimeve në Kuvend.

Në një intervistë në emisionin “Tirana Live” në ABC News, deputeti i PS Lavdrim Krrashi foli për seancën e mbajtur këtë enjte në Kuvend. Sipas tij sjelljet e opozitës nuk janë aspak normale. Gjithashtu shtoi se përçarjet e brendshme opozita i ka përcjellë në Kuvend.

“Në një moment mes të gjithë kaosit që ata bënë në seancë plenare, një nga deputetë tentoi të fliste dhe respekti që u dëgjua nga deputetë të mazhorancës ishte i mahnitshëm.

Duken që deputetë nga Serbia kishin informacion ndryshe, pra edhe në opinionin publik në rajon, është vënë re një sjellje e tillë. Pasi mund t’i vendosim çdolloj emri vetëm një sjellje normale nuk mund ta vendosim.  

Çfarë borxhi i kanë qytetarët shqiptarë për të parë këto lloj sjelljesh? Pra fjala që e përshkruan më mirë mund të them ‘kaos’ pasi është një situatë anormale.

Është qartësisht një qasje tjetër, ne mund të bëjmë njësoj si ata, por kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ne kemi parë skena të turpshme, këtë kaosin apo luftën civile që e kanë mes tyre po e përcjellin edhe në Parlament”, shtoi ai.