Prej mëngjesit të sotëm, moti i keq ka përshirë disa qytete në vend, ku reshjet e dendura të shiut dhe breshëri, kanë vështirësuar dhe bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Bypassi i Murrizit në kahun e Tiranës, është “paralizuar” plotësisht prej më shumë se një ore.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga News24, radha e makinave që kanë mbetur të bllokuara është bërë tejet e gjatë.
Sipas informacioneve, bllokimi ka ndodhur për shkak të breshrit dhe rrëshqitjes së gurëve.
Një borëpastruese është nisur drejt këtij aksi, por është e pamundur të ndërhyjë në pikën ku makinat kanë mbetur të bllokuara.