BallinaSportVIDEO/ “Lojtarëve tanë u mungojnë bo**t”, Myler shpërthen në intervistën pas humbjes...

VIDEO/ “Lojtarëve tanë u mungojnë bo**t”, Myler shpërthen në intervistën pas humbjes ndaj Leverkusen: Nuk është më punë trajneri…

Humbja ndaj Bajern Leverkusen me shifrat 3-0, e ka tendosur ndjeshëm situatën te Bajerni i Mynihut, teksa kjo u pa qartë edhe nga shpërthimi i Tomas Myler, në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës,  video e tij është bërë virale në rrjetet sociale, për shkak të reagimit aspak normal. 

“Janë shumë gjëra që po tregohen nga fusha. Të jem i sinqertë, jam i inatosur shumë. Po them një shprehje të Oliver Kahn: “Ajo se çfarë më mungon nga lojtarët e mi, janë bo**t në fushë. Ne jemi më mirë në stërvitje.

Është në rregull të ndiesh presionin, por këtu duhet të ketë energji, kjo na mungon. Ndonjëherë duhet të flasim pak për lojtarët, nuk është më punë trajneri. Kemi shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta që duhet të ngrenë nivelin në ndeshje”, u shpreh ndër të tjera Myler.  

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular